Matis: Të rrejshme janë pohimet për rritjen e arsenalit bërthamor në SHBA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis i vlerësoi si “plotësisht të rrejshme” pretendimet e mediave në të cilat pohohet se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka kërkuar rritjen e arsenalit bërthamor të vendit.

“Një lloj i këtillë i raportimit të pasaktë është i papërgjegjshëm”, vlerësoi Matis.

En-Bi-Si news paraprakisht lajmëroi se Trampi në korrik në takimin me këshilltarët e tij për siguri kombëtare ka kërkuar rritje drastike të arsenalit bërthamor të SHBA-së.

“En-Bi-Si njuzi i rrejshëm shpikin tregim se e kam dashur “dhjetëfish” ta rrisë arsenalin bërthamor të SHBA-së. Trillim i pastër, i krijuar për përulje. En-Bi-Si=Si-En-En, ka shkruajtur Tramp në Tuiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button