Transformimi i FSK-së, mision i gjeneral Çekut

Në vazhdën e emërimit të zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj, Agim Çeku i PDK-së është emëruar zëvendësministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilën ministri tani e udhëheq Rrustem Berisha i AAK-së.

Çeku ka thënë në një intervistë për Indeksonline se pas marrjes së detyrës do të mundohet t’i përmbush obligimet që i takojnë.

“Do të punoj me kapacitetet e mija si zëvendësministër, do të kryej detyrat që mi jep ministri si dhe do të përpiqem të jem i dobishëm për FSK-në e për vendin tim. Ka vite që jam duke e pritur transformimin e FSK-së në FAK dhe prapë vazhdoj ta pres një gjë të tillë”, ka thënë Çeku.

I pyetur për emërimin e tij në këtë pozitë, Çeku ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj e dinë pse kanë vendosur t’ia besojnë këtë post, shkruan Indeksonline.

“Pyetni kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin që më emëruan, ata thjesht presin prej meje që të jem konstruktiv dhe i dobishëm me FSK dhe të ndihmoj ministrinë e qeverinë për arritjen e qëllimeve”, ka përfunduar Çeku.

Kujtojmë se Çeku ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, post ky nga i cili e drejton UÇK në gjatë fushatës së bombardimeve të NATO së.

Me përfundimin e luftës në Kosovë, Çeku fillon një beteje tjetër, atë të transformimit të UÇK së në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës (TMK). Ai zyrtarisht është emëruar komandant i TMK së më 21 shtator 1999, për t’u emëruar më vonë kryeministër i Kosovës, pastaj ministër i FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP