Zaev: Memorandumi për mirëkuptim me Jugohromin ofron zgjidhje për të gjitha palët e involvuara

Me Memorandumin për mirëkuptim që Qeveria duhet ta nënshkruaj me Jugohromin, kombinati në pranverë do të mund ta ristartojë prodhimin, pasi t’i plotësojë kriteret ekologjike, punëtorët do të kthehen në punë, ndërsa do të kënaqen edhe kërkesat e shoqatave ekologjike, deklaroi sot, kryeministri Zoran Zaev.

“Pronari dhe faktori i kapitalit drejtpërdrejt drejtpërdrejt dhanë garanci përmes garancive kambiale dhe gjithë atë që paraqet garanci përfundimtare për furnizimin dhe vendosjen e filtrave në Jugohrom. Punëtorët pranuan menjëherë me vendosjen e filtrave të gjithë të kthehen në punë dhe kjo është pjesë e marrëveshjes midis tyre. Shoqatat ekologjike dhe të qytetarëve janë të kënaqur për arsye se nuk do të startojë Jugohromi para se të vendosen filtrat, ndërsa shteti e ndërmori obligimin të japë patentë të integruar ekologjike A për Jugohromin. Me këtë arritëm situatë vin vin për të gjithë. Përfundimisht qytetarët më nuk do të kenë ndotje as nga Jugohromi e as nga Tetova, punëtorët e dinë se në pranverë do të kthehen në punë, pronari tashmë ka garanci të sigurt se do të marrë leje ekologjike dhe se janë siguruar paratë që të mundet Jugohromi të vihet në kapacitet të plotë. Shpresoj se në mars, prill ose maj të pranverës së ardhshme do të jetë tërësisht në funksion”, tha Zaev.

I pyetur nëse kjo çështje shfrytëzohet si marketing parazgjedhor, Zaev theksoi se Qeveria është duke punuar në gjithë atë që paraqet obligim dhe se për punën e bërë informon në pajtim me transparencën në punë si imperativ, ndërsa nëse është marketing zgjedhor do të vlerësojnë qytetarët, thotë Zaev i cili sot nënshkroi Memorandum për mirëkuptim me esnafin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP