Trajanovski paralajmëroi vazhdim të bulevardit “Boris Trajkovski” deri në Draçevë

Zgjidhje të reja dhe moderne të komunikacionit në drejtim të përmirësimit të komunikacionit në Shkup është një prej prioriteteve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për katër vitet e ardhshme.

Një prej projekteve kapitale për përmirësimin e komunikacionit në Shkup është faza e katërt e projektit për rikonstruimin dhe për zgjerimin e bulevardit “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë.

Detajet për këtë projekt kapital sot në konferencë shtypi i kumtoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Koce Trajanovski.

“Me këtë projekt është paraparë vazhdimi i zgjerimit dhe rikonstruimit të bulevardit ‘Boris Trajkovski’ nga hyrja në lagjen Pintia gjegjësisht në fund të fabrikës Ohis, deri në hyrje të lagjes Draçevë. Bëhet fjalë për rikonstruim dhe zgjerim në gjatësi prej 1600 metrash, ku do të kemi zgjidhje për trafikun në katër korsi, trotuare të reja, shtigje për biçikleta, ndriçim dhe gjelbërime”, tha Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button