Siri: Aeroplani doli jashtë pistës, janë vrarë anëtarët e ekuipazhit

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se një aeroplan luftarak i saj ka dalur jashtë pistës në një bazë ajrore në Siri, me ç’rst janë vrarë anëtarët e ekuipazhit, përcjell Top Channel.

Aeroplani i tipit, Sukhoi Su-24, ishte duke u ngritur nga baza Hmejmim për një mision luftarak, kur doli nga pista dhe “është shkatërruar”, e kanë cituar Ministrinë e mbrojtjes së Rusisë, agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, dhe mediat e tjera ruse.

Ministria thotë se njëri nga shkaktarët e përplasjes mund të jetë gabimi teknik.

Në aeroplanët e këtij tipi zakonisht gjenden dy anëtarë të ekuipazhit.

Rusia i ka dhënë mbështetje madhore ushtarake dhe diplomatike presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës më tepër se gjashtëvjeçare në Siri, që filloi pas goditjes së qeverisë kundër protestuesve për demokraci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button