Së paku 12 Rohingya të vdekur nga fundosja e anijes
Së paku 12 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë ende janë të zhdukur, pasi një anije që po transportonte refugjatët Rohingya është përmbysur, transmeton REL.
Zyrtari nga rojet e kufirit, Abdul Jalili, ka thënë se 12 trupa janë gjetur pas përmbytjes së anijes.
Jali bëri të ditur se në mesin e të vdekurve, ishin 10 fëmijë, një grua në moshë dhe një burrë.
Zyrtarët thonë se anija u përmbys, në lumin Naf, pasi ishte e stërmbushur me rreth 100 persona.
Më shumë se 400 mijë Rohingya kanë braktisur shtetin Rakhine me shumicë budiste, për në kampet e Bangladeshit.