Ҫmitizuesit dhe mohuesit e figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut

Sipas shumë filozofëve filozofia, ideologjia, politika dhe historia janë relative dhe supozive. E vetmja është matematika që është faktus fenomenus. Deklaratat dhe referimet të publicistit, studiuesit dhe gazetarit karizmatik Mustafa Nano, muajt e fundit kanë nxitur debate të nxehta replica, por më shumë fyerje akuza dhe etiketa. Po të ishte ndonjë gazetar, publicist ose studiues francez të deklaronte se heroi i tyre Napoleon Bonaparti është nip gjerman dhe se motrat dhe djali i tij kanë qenë të martuar me gjermanë, ndoshta nuk do të pajtoheshin me tezën e autorit, por nuk do të ishte paradoksale dhe histerike, dhe as nuk do ta akuzonin autorin se është tradhtar, nën agjendën e armiqve tanë. Ata nuk i ҫmitizojnë dhe as mitizojnë figurat, personalitetet dhe heronjtë e tyre, pasi sipas filozofisë del se historia është no faktum no fenomenum. Autori vetë thotë më në fund se dhe unë nuk mund të jem i sigurt se nëna e heroit tonë kombëtar Skënderbeut ka qenë me origjinë sllave. Pra mund të jenë teza, antiteza ose hipoteza. Nëna e Skënderbeut mund të ishte serbe, por mund të mos ishte. Nuk  do të ishte së fundmi me rëndësi dhe tragjike dhe po të ishte nëna e Skënderbeut sllave. Gjergj Kastrioti vazhdon të mbetet personalitet dhe figura më e shquar në historinë e kombit shqiptar. Skënderbeu lindi në tokën e arbrit, u kthye në tokën e arbrit, luftoi deri në vdekje për ҫështjen kauzën e kombit shqiptar dhe të krishterizmit. Po të dalë se Skënderbeu dhe të atin nuk e kishte shqiptar, për shembull vllah ose bullgar sigurisht se nuk do të dobësohet identiteti ynë. Europianët nuk do të thonë se ju shqiptarë keni ngelur pa histori dhe nuk ju pranojnë  në familjen europiane. Europa e di shumë mirë se popujt e Ballkanit  bënin pjesë në Perandorinë Osmane. Atyre nuk i pengon ky fakt por më së shumti u pengojnë historianët, arkeologët akademikët që dalin me teza të shumëllojshme se ne kemi ardhur të parët në Ballkan, se ne jemi ilir dhe nuk jemi ilir, ose arkeologët që dalin me  teza të ndryshme shabllone se kjo xhami ka qenë kishë, se kjo kala është bizantine etj, etj. Të gjitha këto bëhen  për ta forcuar identitetin e vet, se ne i bëmë qëndresë dhe ia ndalëm mësymjen Perandorisë Osmane se kemi mbrojtur Europën nga islamizmi. Europianëve nuk u ntereson  dhe nuk brengosen. Ata duan që Ballkani të europianizohet e të mos ngelë sindrom dhe tavernë ballkanase. Na pëlqen ose nuk na pëlqen, na vjen mirë ose nuk na vjen mirë, popujt ballkanas që u konvertuan në islam, u bënë pjesë e Perandorisë Osmane. Kryesisht shqiptarët dhe boshnjakët merrnin pjesë në gjithë strukturat, institucionet shtetërore dhe ushtarake. Ata ishin më shumë se turqit në administratë, hierarki të një perandorie kolosale dhe bipolare. Ne akoma kemi komplekse, paragjykime dhe për shumë historianë dhe studiues ka ngelur tabu se kemi qenë në aisbergun e Perandorisë Osmane. Në Konferencën e Paqes në Versajë, shqiptarët nuk u pritën mirë. Xhorxh Llojd, kishte thënë për shqiptarët, ju zotëri  ndryshe nga të krishterët keni qenë mercenarë, me ndihmën tuaj osmanlinjtë ia mësynë Europës. Por falë heroit tonë kombëtar Skënderbeut, imazhi, kredibiliteti dhe reputacioni nuk i humbi kombit shqiptar.  E gjithë ҫështja madhore e kauzës së kombit shqiptar lidhet me heroin dhe figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ҫmitizuesit dhe mitizuesit’

Unë para dy viteve pata botuar në portalb një artikull me titullin ‘Ҫmitizimi dhe damkosja e figurave kombëtare’, duke marrë një fabul nga një dijetar i cili shkruan, ‘Në ҫdo mijëvjeҫar, të gjithë popujt e mëdhenj dhe të vegjël lindin shpirtra gjeni’. Dhe te shqiptarët si popull i vogël lindi gjeniu me instikt luftarak dhe burrështeti Skënderbeu. Pas shembjes së komunizmit dhe fillimit të pluralizmit, filluan pos njerëz të turmave por dhe të penës, në shkrimet e tyre të hedhin baltë dhe  me akuza groteske ta quanin Skënderbeun tradhtar antikombëtar. Sipas zhargoneve të tyre, me lajthitje dhe snobizëm bëhej ҫmitizimi i figurës së Skënderbeut. Këta ҫmitizues, mohues dhe maskarenj, na dalin se përveҫ nënës që Skënderbeu e kishte me origjinë serbe gjithë familja e Kastriotëve ishin të lidhur me gjakun e serbëve.  Fqinjët tanë kanë shpikur dhe sajuar heronj të rremë duke i shndërruar në mite idhuj dhe ikona kurse të vetmin që kemi ne, janë duke e ҫmitizuar dhe mohuar figurën e heroit tonë kombëtar. Gjyshi im i lindur më 1900-1988, në mes të rinisë dhe adoleshencës kishte punuar si ҫirak tek një leblebixhi në Strumicë, qytet në kufi me Bullgarinë. Ustai i tij kishte thënë për një komit që ishte zënë në grackë dhe ishte vrarë në rrethana enigmatike. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane ky komit ishte bërë hero, mit dhe idhull. Ustai i gjyshit rrëfente se po  të ishte gjallë ky komit do të ishte leblebixhi si unë. Do ti kthehem prapë fillimit të pasazhit. Unë nuk anoj dhe ta mbroj tezën e Nanos. Nanon si gazetar dhe publicist e njoh duke lexuar përmes rreshtave që më pëlqejnë, por nuk kam mendim të njëjtë si ai. Kurse Nano ndoshta rastësisht mund të më njohë mes rreshtave që kam publikuar nëpër portale. Mustafa Nanon nuk mundemi ta krahasojmë me këta të fundit që bëjnë fyerje akuza dhe e ҫmitizojnë figurën e Skënderbeut. Në fund  Nano shpreh të njëjtin mendim si  Bernard Lewis studiues  dhe ekspert  i Lindjes së Mesme. Ai ngre të njëjtën tezë si Nano. Përplasjet, luftërat mes botës islame dhe Europës krishtere ishin fetare. Të gjithë  prijësat,  heronjtë hungarez, serb, bullgar dhe shqiptar luftonin më shumë për identitet krishter se kombëtar, pasi në mesjetë nuk ekzistonin kombe. Ata ishin të gjithë kulturalisht dhe fetarisht homogjen. Personaliteti dhe figura e  heroit tonë kombëtar nuk duhet të ҫmitizohet, por as të mitizohet nga nacional – romantikët dhe patriotët. Kauza dhe personaliteti i heroit tonë kombëtar  Gjergj Kastriot Skënderbeut  është vulosur përgjithmonë në arkivat e historiografisë europiane dhe botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button