SHBA-ja dhe Turqia e kanë ndërprerë dhënien e ndërsjellë të vizave joimigruese

Misioni i SHBA-së në Turqi kumtoi se e ndërpret punën e shërbimeve të tij për dhënien e vizave joimmigruese në përfaqësitë e tyre diplomatike amerikane në Turqi, ndërsa si arsye është theksuar se Ankaraja duhet ta “rishqyrtojë” përkushtimin e saj rreth sigurisë së personelit diplomatik amerikan.

Vendimi i tillë u soll pas arrestimit të disa ditë më parë të një anëtari të personelit nga konsullata amerikane në Turqi.

“Që të mund minimalisht ta zvogëlojmë numrin e vizitorëve në Ambasadën dhe konsullatat tona derisa zgjatë procedura e rishqyrtimit, menjëherë e kemi ndërprerë punën e të gjitha shërbimeve për dhënien e vizave joimigruese në të gjitha objektet diplomatike të SHBA-së në Turqi”, theksohet në kumtesë.

Ankaraja me masa reciproke u përgjigj në vendimin e misionit amerikan në Turqi për ndërprerjen e punës së shërbimeve.

Turqia kumtoi se do ta ndalojë dhënien e vizave joimigruese për amerikanët, por këto restriksione do të jenë më të ashpra sepse kanë të bëjnë me “viza në pasaporta, si dhe 2-viza dhe ato të cilat merren në kufi, e jo vetëm ato që jepen në përfaqësitë diplomatike në SHBA.

Vendimin për kundërmasat e kumtoi ambasada e Turqisë në Uashington.

Në fillim të javës së kaluar një anëtar i personelit të konsullatës amerikane në Stamboll u arrestua në bazë të akuzës se është i përfshirë me predikuesin islamik Fetulla Gylen, i cili një kohë të gjatë jeton në ekzil në SHBA, ndërsa Ankaraja e akuzon për tentimin e pasuksesshëm të vjetshëm për grusht shtet. Uashingtoni arrestimin e dënoi si të pabazë dhe të dëmshëm për marrëdhëniet midis dy vendeve aleate në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button