“Kuda plovi ovaj brod”

Lindita Kadriu

Lindita Kadriu

Aty ku jeton Poeti, vlerat “kaherë kanë vdekur ose kanë harruar të lindin” (nga përmbledhja e tij “Vdes pas gjërave të imta si ti”).

Aty ku jeton Poeti njerëzit duken të pajtuar me mungesat në komunikacion, infrastrukturë dhe kulturë. Në ujë dhe ajër – më gjerësisht në “SMS dhe të tjera (II)”.

Qyteti ku më duket se Poetit nuk i bëhet mirë ka dy universitete që duheshte të sjellin cilësi të re të pamjes dhe energjisë urbane. Nuk sollën, as njëri e as tjetri. Dhe kjo është tema për sot.

1.Njëri universitet e ka edhe në emërim Europën, kurse psikanalistët thonë se kur diçka theksohet shumë pikërisht ajo gjë mungon aty më tepër. Gjatë kohës së ligjërimit atje, disa herë më janë dhënë sillabuse lëndësh që nuk i kuptoja as me disa të lexuar. Është ligj, mendimi i qartë pjell diskurs të qartë. Nëse nuk e marr vesh vetë,  si do t’ua qartësoj studentëve? Dhe si ka mundësi person akademik të shkruajë tekst të tillë dhe një tjetër poashtu akademik ta recenzojë? A do të donin fëmijët e tyre të dëgjonin lëndë të tilla?

Bufeja e një institucioni është pasqyra më e mirë e tij. Bufetë e UEJL-it dhe UT-së janë më pak interesante se sa çajtoret ku dal me miqtë dhe miket në Çarshi. Flas si insajder, pas stazhit akademik dhe pas qindra kafesh e çajrash në Shkupin e vjetër. Mund të provoni ndonjëherë të uleni sa për provë aty ku rrijnë doktor profesorët dhe asistentët që do të duhej të ishin ajka e shoqërisë. Hiç anash një rreth të ngushtë ligjëruesish me reputacion, aty nuk bën vaki të dëgjosh biseda inspirative, tema jashtëpolitike, ose hajde ta them troç – shkëmbim mbresash për një libër të lexuar, film, shfaqe, studim shkencor…ose diskutime si të bëhen më cilësore, jo sa për sy e faqe, por vërtet më cilësore, plan-programet që emërohen në mënyrë moderne kurikulumet. “Më falni në shprehje”, ama palidhje emërtim, siç janë palidhje një pjesë e mirë e tyre dhe duken si shkarravina fëmijësh ose e kundërta – të mira në letër, të trishta si realizim në orët akademike. Kjo ndodh në të gjitha fakultetet private ku mbahet llogari për disponimin e studentëve sikur të ishin spa-qendra e jo tempuj të arsimimit sipëror.

Për më gjerë dhe më bukur: revista Shenja e muajit shtator tematizon pikërisht fenomenin e universitetit shqip dhe jo vetëm.

2.Universiteti tjetër nënkuptohet me rektorin e vet dhe me faktin skandaloz që profesorët part-time pagohen minimalisht në fund të vitit akademik. Nëse në vend normal i propozoni një ligjëruesi të angazhohet falas në universitet, do t’ju shikojë me pabesi duke e marrë si tallje të pakrypë. Ata që punojnë angari në USHT e legjitimojnë sistemin diskriminues mbi të cilin qëndrojnë pezull pikëpyetjet “ku shkojnë paratë e akorduara për universitetin” ose “përse nuk i akordohen paratë e nevojshme” kur, që paradoksi të jetë më i madh, shqiptarë kanë qenë ministra të arsimit?

Kuptohet edhe te njëri edhe te tjetri universitet ka fakultete ku janë mbledhur ekip cilësor ligjëruesish prej të cilëve studentët kanë çka të mësojnë.

Universiteti Nënë Tereza?

Cilën fjalë ta përdor për atë horror dhe tragjikomedi që nënvlerëson inteligjencën mesatare dhe e ka nijetin e keq?

Që nga fillimi më dukej si Frankeshtajn. Kliko linkun.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP