Ofensivë e Armatës së lirë siriane në Sirinë veriperëndimore

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot kumtoi se luftëtarët e Armatës kryengritëse së lirë siriane, me mbështetje të Forcave të armatosura të Turqisë, filluan ofensivë në rajonin e Idlibit në pjesën veriperëndimroe të Sirisë.

“Në Idlibin sirian sot është në rrjedhë një operacion serioz, i cili do të vazhdojë”, deklaroi Erdogan në fjalimin para anëtarëve të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Pushtetit (AKP) në qytetin Afionkarahisar.

Ai paralajmëroi se cak i operacionit është që pjesëtarët e Armatës së lirë siriane të ndërmarrin kontrollin ndaj rajonit të idlibit, të cilin në pjesën më të madhe tani e mbajnë grupet islamiste.

Erdogan theksoi se ushtarë turq nuk janë drejtpërdrejtë të kyçur në luftime, por vetëm u ofrojnë mbështetje luftëtarëve të Armatës së lirë siriane nga territori i Turqisë. Siaps presidentit turk, ofensiva është ndihmuar nga ajri dhe nga aeroplani i Forcave ushtarake ajrore të Rusisë.

Muajin e kaluar Erdogan paralajmëroi se Turqia do të angazhohet për krijim të një zone të deeskalimit në provincën Idlib, afër së cilës do të formohet edhe një zonë nën kontroll të Rusisë.

Me marrëveshjen nga Astana mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të këtij viti, parashihet formimi i katër zonave të deeskalimit në Siri. për momentin janë formuar tre zona të tilla dhe atë në Sirinë jugperëndimore, në paralagjen e Damaskut Guta lindore dhe në rajonin e qytetit Homs. Zona e katërt e paraparë e deeskalimit duhet t’i prëfshijë Idlibin dhe provincat fqinje Alepo, Latakia dhe Hama.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim klain të enjten kumtoi se Turqia është e gatshme, nëse është e domosdoshme, të zbatojë operacion ushtarak kundlr Forcave për mbrojtje të popullit të kurdëve sirianë.

Në deklaratë për televizionin shtetëror turk, NTV, Klain theksoi se armata turke do të mund të kryejë operacion në rajonin Afrin në Sirinë veriore, nëse prej atje rrezikohet siguria nacionale e Turqisë.

Ankaraja i konsideron Forcat për mbrojtjen e popullit, të cilët e kanë kontrollin ndaj rajonit Afrin, për degën siriane të PKK-së të kurdëve turq. PKK ndodhet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.

Gjatë muajve të kaluar armata turke sistemoi forca shtesë përgjatë kufirit me Sirinë, para së gjithash afër rajoneve që janë nën kontroll të kurdëve sirianë.

gazeta “Turkie” që në qershor të këtij viti kumtoi se Forcat e armatosura të Turqisë kanë prëfunduar me përgatitjet për zbatimin e operacionit tokësor në rajonin Afrin, pas çka ministri i atëhershëm turk i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër aktual, Fikri Ishik deklaroi se nuk përjashtohet mundësia për një aksion të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP