Ali Ahmeti kërkon vota për Petre Shilegovin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë nga Saraj ka kërkuar nga elektorati shqiptar që për kryetar të Qytetit të Shkupit të votohet kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov, njofton Portalb.mk.

“Politika është interes dhe ne jemi të zgjedhur t’i mbrojmë interesat e komunitetit që përfaqësojmë, por pa standarde të dyfishta – si flasim, ashtu edhe punojmë. Kërkoj nga ju mbështetjen e kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov, për postin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, njësoj sikurse LSDM-ja na mbështet ne në Çair. Tetovë, Gostivar, Kërçovë. Edhe në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve përkrahja do jetë reciproke”, paralajmëroi kryetari Ahmeti duke vlerësuar ky është një hap në shërbim të së ardhmes për të tejkaluar ‘ca paragjykime’ për një klimë më të mirë në Republikën e Maqedonisë.

Ai potencoi se kjo nuk arrihet me fushata e vokabular patriotik, sepse këta kapituj janë mbyllur.

“Duhet të shohim e ta kthejmë kokën kah e ardhmja e të lëmë prapa punët e shëmtuara, por jo duke i harruar ato, sepse duke harruar të kaluarën nuk dimë të ndërtojmë të ardhmen”, tërhoqi vërejtjen  Ahmeti për të shtuar se e ardhmja jonë është në Evropë, në NATO.

Ndryshe, BDI dhe LSDM, kanë “marrëveshje” për zgjedhjet lokale që ta përkrahin njëra tjetrën në disa vende të caktuara. Para ca ditësh, kryeministri Zaev kërkoi nga qytetarët që të votohen kandidatët e BDI-së në Tetovë, Çair, Gostivar dhe Kërçovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP