Rita Ora me klip të ri muzikor

Rita Ora i ka nisur xhirimet e videoklipit më të ri muzikorë. Këtë gjë, këngëtarja, aktorja dhe modelja me prejardhje shqiptare e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, Rita, u ka ofruar ndjekësve të saj fragmente nga lokacionet ku janë zhvilluar xhirimet, sipas së cilave besohet se zënë vend kryesisht në New York.

Ajo madje e ka postuar një fotografi ku pavarësisht se duket e lodhur, e mbështetur në një mbajtëse në rrugë, ajo megjithatë shkëlqen me stilin e saj gjithnjë ekstravagant.

Fotografia ka marrë shumë pëlqime dhe komente, e në mesin e atyre që e kanë komplimentuar Ritën, ishte edhe mikesha dhe kolegia e saj, Bebe Rexha.

Këto ditë kanë qenë mjaft të ngjeshura për Ritën, e cila pavarësisht se ka qenë pak e sëmurë dhe e zë të ngjirur, e dha një performancë të shkëlqyer live në “The Ellen DeGeneres Show”, nuk mungoi në asnjë intervistë nëpër radiostacione ku e promovoi këngën e fundit me Avicii, “Lonely Together”, morri pjesë nëpër emisione televizive në Britani të Madhe për ta promovuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “MTV EMA” ku e ka rolin e prezantueses së mbrëmjes, si dhe tani po xhiron për videoprojektin e saj të ri.

Pritet të shihet në çka do të angazhohet në vazhdim, bukuroshja rebele, Rita Ora.

Image
Image
Image
Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP