Fillon “Panfiz 2017″

Gjashtë shfaqje nga Franca, Gjermania, Rumania, Bullgaria dhe dy nga Serbia do të jepen në Festivalin e 10-të internacional të pantomimës dhe teatrit fizik “Panfiz” që do të mbahet prej sot deri më 10 tetor në skenën e vogël të Teatrit popullor të Maqedonisë.

Në edicionin e sivjetmë jubilar do të marrin pjesë performues të pantomimës me estetika të ndryshme, disa prej tyre tashmë kanë marrë pjesë në “Panfiz” në vitet e kaluara, disa janë edhe fitues të çmimeve të këtij festivali, siç është Gerasim Dishliev nga Franca i cili e mori çmimin në vitin 2009, transmton MIA.

Më 8 dhe 9 tetor do të ketë nga dy shfaqje në terminet prej 19:30 dhe prej orës 21:30 – “Homo Amerikanus” i Pol Cimperou nga Rumania dhe “Pasuria” e duos bullgare Veki Bojs (të dielën) dhe “Rrëfime të shkurtëra vizale” të duos Mimikri nga Gjermania dhe “Postkuartet” i Puls teatrit nga Llazarevci, Serbi (të hënën).

Edhe këtë vit “Panfiz” do t’u kushtojë vëmendje personave me nevoja të posaçme. Të martën, 10 tetor, do të jepet shfaqja “Loti i parë”, sipas rrëfimit nga Borisov Stankoviq, me të cilën do të marrë pjesë organizata komunale e personave të shurdhër nga Vranja. Pas kësaj shfaqje do të ndahet Çmimi për shfaqjen më të mirë në “Panfiz 2017″ që është nën patronatin e Rosen Pacov nga Bullgaria.

Në hapje do të promovohet monografia për festivalin e autorit Todor Kuzmanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP