Konflikti i Ukrainës kalon në Parlament

Debati në parlamentin ukrainas për legjislacionin, që adreson konfliktin në lindje të vendit, ishte ndërprerë nga përleshjet dhe një granatë tymi që ishte hedhur në auditorium, transmeton REL.

Pavarësisht pengesave, ligjvënësit kanë aprovuar paraprakisht dy projektligje të paraqitura nga presidenti, Petro Poroshenko, qeveria e të cilit po lufton sparatistët e mbështetur nga Rusia, në luftën që ka vrarë më shumë se 10.000 veta në Urkainën lindore.

Një nga projektligjet përcakton hapat për të rikthyer sovranitetin e Ukrainës në Donetsk dhe Luhansk në kufi me Rusinë, ndërsa tjetri ka të bëjë me përpjekjet për të krijuar “kushtet e nevojshme për rregullimin e paqes”.

Disa minuta pas votimit, Yuriy Levvhenko, nacionalisti nga partia Svoboda, ka hedhur një granatë tymi, duke thënë se ai e bëri këtë për “të protestuar këtë lëvizje jokushtetuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button