Balla: S’ka superdeputetë, rregullorja e njëjtë për të gjithë

Pas 5 orësh ndërprerje, seanca e Kuvendit rinisi po aty ku ishte ndërprerë në orën 13:00, me deputetët demokratë që mbanin të rrethuar foltoren.

Në pak minuta u miratua vetëm ngritja e komisioneve të parashikuara në rendin e ditës, por jo Komisioni për Reformën Zgjedhore. Ndërkaq, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, u shpreh se po e falte këtë herë deputetin Lulzim Basha, transmeton Top Channel.
Pasi la sallën e Parlamentit, kreu demokrat e cilësoi si të papranueshme këtë ngjarje. “Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të votës së lirë. Edhe kur mendimet janë të papajtueshme është ky parlament që garanton paqen sociale”, tha kreu i PD.

Taulant Balla nga ana tjetër foli për mediat, duke thënë se koha kur Kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm për sytë e shqiptarëve ka mbaruar. Tashmë respektimi i rregullores së Kuvendit është i njëjtë për të gjithë, tha ai.

“Në rast se çdo deputet i çdo partie, do të kishte qenë i njëjti vendim. Nëse ka një nen të shkelur nga kreu i Kuvendit, ka plotësisht të drejt ta thotë Basha dhe PD. Koha kur kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm për sytë e shqiptarëve ka mbaruar. Nuk ka superdeputetë, për sa i përket rregullores së kuvendit, aty jemi të gjithë të barabartë. Kjo duhet të jetë një praktikë pune për të cilën unë jam i sigurt që do të vazhdojë. Jam i bindur që po kërkohet kauza, por nuk mund të bëhet në kurriz të Kuvendit”, tha Balla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button