Niger: Vriten tre ushtarë amerikanë të forcave speciale, dy lëndohen

Tre ushtarë amerikanë të forcave speciale e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar në një pritë në Niger, publikoi “Nju-jork tajms”, e cila i referohet përfaqësuesve të lartë të forcave të armatosura të SHBA-së.

Paraprakisht, Komanda afrikane e armatës amerikane (Afrikom) pohon se një patrullë e përbashkët e SHBA-së dhe Nigerit është sulmuar në pjesën jugperëndimore të Nigerit. Megjithatë, zëdhënësi i tyre nuk i ka komentuar informatat për disa ushtarë të vdekur amerikanë.

Autoritetet lokale publikuan se në sulm jetën e kanë humbur pesë ushtarë nigerianë.

Forcat afrikane të sigurisë, të mbështetura nga forcat perëndimore, i përforcuan përpjekjet e tyre në luftën kundër grupeve xhihadiste, të cilët janë gjithnjë e më aktiv në rajonin e varfër dhe rrallë të banuar Sahel. Përgjegjësi për disa nga sulmet mori grupi ekstremist relativisht i ri i quajtur “Shteti Islamik në Saharën e Madhe”.

Sipas ekspertëve, çdo konfirmim për rolin e mundshëm të Shtetit Islamik në sulmin në Niger do të sjellë deri në riorientim strategjik nga Libia deri në Sahel – pjesë, në jug të shkretëtirës Sahara e cila shtrihet nga Senegali deri në Çad. Në këtë rajon janë sistemuar qindra ushtarë amerikanë, të cilët e trajnojnë dhe i ndihmojnë ushtrinë e Nigerit në aktivitete siç janë grumbullimi i informatave zbuluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button