Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 23 gradë Celsius. Deri të premten vijon periudhë e motit me diell dhe më të ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Të shtunën nën ndikimin e valës së re të lagësht moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë edhe erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore e cila do të sjellë ftohje të konsiderueshme nga veriu për dhjetë gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button