Lëndohen dy motoçiklistë në një aksident në Kumanovë

Janë lënduar dy motoçiklistë në një aksident që ka ndodhur dje në aeroportin sportiv “Axhitepe” në Kumanovë.

Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 14:50 minuta mes motoçikletës “Suzuki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga B.T. (33) nga Shkupi dhe motoçikletës “Jamaha IT5”, me targa të Shkuput, të drejtuar nga M.N. (19) nga Shkupi.

B.T është lënduar rëndë, ndërsa M.N ka marrë lëndime të lehta trupore. U është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi nga SPB – Kumanovë. Bëhet fjalë për ndriçim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button