Tunizi, ndalohen dhjetëra migrantë në rrugën drejt Italisë

Së paku 42 migrantë ilegalë janë kapur dhe parandaluar në qëllimin që nga brigjet juglindore të Tunizisë të lundrojnë drejt ishullit italian Lampedusa, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq, Shamseddine Marzouq, tha se një grup migrantësh me një varkë të papërshtatshme tentoi të lundrojë nga porti Zarzis në Tunizi drejt ishullit italian në Detin Mesdhe.

Ai ka shtuar se ndalimi i tyre është bërë nga ekipet e rojës bregdetare. Në mesin e migrantëve shumica janë gra dhe fëmijë.

Porti Zarzis gjendet në qytetin Medenine dhe nga ishulli italian Lampeduse është larg 138 kilometra.

Mijëra migrantë afrikanë prej dekadash tentojnë që në mënyrë ilegale të kalojnë nga Afrika veriore drejt Italisë, ndërsa fluksi i migrimit ilegal në këtë rrugë u intensifikua nga viti 2011 kur në Libi filloi kriza politike dhe e sigurisë e cila është aktuale edhe sot.

Në rrugën drejt Evropës migramtët janë viktima të trafikimit të njerëzve, ndërsa Deti Mesdhe është bërë një nga varrezat më të mëdha në botë meqë mijëra migrantë kanë humbur jetën gjatë fundosjes së anijeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button