Saakashvili bën thirrje për protesta në Kiev

Ish-presidenti gjeorgjian dhe ish-guvernatori i rajonit të Ukrainës, Odesa, Mikheil Saakashvili, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij për protestë në Kiev me 17 tetor, për të “mundur të keqen”.

Saakashvilli i bëri këto komente në qytetin e Detit të Zi në një tubim në Odesa, pas kthimit në port për herë të parë që kur ai dha dorëheqje si guvernator në nëntor të 2016-tës, transmeton REL.

Ai u tha mbështetësve se protesta e Kievit do te bëjë thirrje për krijimin e gjykatave kundër korrupsionit, heqjen e imunitetit parlamentar dhe një rivendosje të legjislavionit zgjedhor në vend.

Saakashvilli humbi shtetësinë gjeorgjiane në vitin 2015, kur ai pranoi shtetësinë ukrainase me postin e guvernatorit të Odesas.

Në korrik, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e privoi nga shtetësia ukrainase, një urdhër që Saakashvilli planifikon ta sfidojë me gjykatë.

Me 22 shtator, një gjykatë në Lviv, dënoi Saakashvillin për hyrje të paligjshme në vend dhe e gjobiti me rreth 130 dollarë.

Në një tubim mbështetës në qytetin perëndimor të Chernivtsi, Saakashvilli tha se ai ishte kthyer në Ukrainë “për të zgjidhur çështjen kryesore: si të dalësh nga kriza politike që ekziston aktualisht në vend”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button