Ridisenjohet Konkursi për Programin vjetor për projekte nga kultura

Ministria e Kulturës sot në ueb faqen e saj do ta shpallë Konkursin për Programin vjetor për projekte me interes kombëtar në kulturë për vitin 2018, i cili është ridisenjuar dhe harmonizuar me strategjinë e re për zhvillim kulturor.

Ministri Robert Allagjazovski në konferencë për shtyp tha se e kanë përmbushur qëllimin e konkursit që ta shpallin në shtator, kur është afati ligjor, por në të njëjtën kohë kanë arritur, tha, në mënyrë të konsiderueshme t’i ridisenjojnë dokumentet e konkursit. Ato janë në pajtim me kriteret dhe prioritetet e strategjisë së re për kulturë e cila ende është në debat publik.

Konkursi është i dedikuar për persona fizikë të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe për persona juridikë nga dusha e kulturës. Nuk është i dedikuar për institucionet shtetërore, të cilat financohen përmes programeve të tyre vjetore për të cilët ekziston thirrje e veçantë. Afati i konkursit është deri më 15 tetor, ndërsa rezultatet do të shpallen rreth vitit të ri. Për mbështetje dhe ndihmë të shfrytëzuesve të interesuar do të organizohen edhe info-sesione në 45 ditët e ardhshme derisa është i hapur.

Oliver Musoviq dhe Valentina Pocevska nga grupi i punës për hartimin e strategjisë së re për zhvillim kulturor në konferencë për shtyp i bënë të ditur risitë nga konkursi i ridisenjuar dhe metodologjinë sipas së cilës janë konfirmuar kriteret e reja. Për çdo veprimtari nga kultura tani do të ketë vetëm një kërkesë, e jo numër i ndryshëm si deri më tani – për shembull pesë në votim, ndërsa një për arkitekturë apo artet pamore. Në çdo veprimtari dhe në çdo kategori do të ketë udhëzime për plotësim.

Largohet edhe parimi kuantitativ në formë të pikave apo numrit të çmimeve të fituara. “Ato i konsiderojmë si kushte të pamundësohet qasja për të gjithë, ndërsa shpesh janë shfrytëzuar vetëm si mënyrë e refuzimit, ndërsa nuk ka kontribuuar për cilësinë e vendimit”, shtoi Musoviq.

Për shkak të papërgatitjes teknike të sektorëve, për këtë konkurs nuk është bërë paraqitje elektronike për pranimin e kërkesave përmes e-majleve. Presin se për konkursin për projekte për vitin 2019 do të zhvillojnë sistem elektronik për paraqitje përmes urb-faqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button