Si: Kina do ta mbështesë Interpolin
Kina fuqimisht e mbështet Interpolin dhe luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit, deklaroi sot në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Pekin, presidenti kinez Si Xhipling.
Ai e potencoi kontributin e Kinës në zbatimin global të ligjit dhe policisë, duke shtuar se gjithnjë e më shumë njerëz tani e shikojnë Kinën si një nga vendet më të sigurta në botë.
“Në bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjeve mes shteteve, ligjet në secilën prej tyre duhet të respektohen si dhe barazia në suaza të ligjit ndërkombëtar”, theksoi Si.
Interpoli vitin e kaluar për kryetar të sajin e zgjodhi zëvendësministrin kinez për Siguri Publike, Ming Hangvej.