Mbi 90 për qind mbështetje për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut

Sipas rezultateve fillestare mbi 90 për qind e votuesve janë prononcuar se e mbështesin pavarësinë e Kurdistanit të Irakut, kumtoi Komisioni Zgjedhor në Erbil.

“Aktiviteti zgjedhor dje ishte mbi 72 për qind. Rezultate përfundimtare do të kumtohen për tri ditë”, theksoi Komisioni Zgjedhor.

Pas votimit kurdët irakian festuan deri vonë në rrugët e Erbilit, kryeqytet i Kurdistanit të Irakut.

Ndërkohë, kryeministri irakian Hajder al Abadi deklaroi se Qeveria e Irakut nuk do të negociojë me autoritetet kurde për rezultatet nga referendumi “jokushtetues” për pavarësi.

“Ne nuk jemi të gatshëm ta shqyrtojmë apo të zhvillojmë dialog për rezultatet e referendumit, sepse është jokushtetues”, deklaroi Abadi.

Presidenti i Kurdistanit të Irakut hasi në mospkuptime dhe dënime si nga vendet fqinje, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Stejt departamenti në kumtesën e mbrëmshme theksoi se SHBA-ja është “thellë e dëshpëruar” nga zbatimi i referendumit.

Gjithashtu potencohen edhe marrëdhëniet historike mes SHBA-së dhe kurdëve, “të cilat nuk do të ndryshohen për referendumin e padetyrueshëm, por do të rritet jostabiliteti dhe vështirësitë për rajonin e Kurdistanit dhe banorët e tij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button