Një grup prej 168-të emigrantësh arritën në këmbë nga Turqia në Greqi

Një grup prej gjithsej 168 emigrantësh sirianë ilegalisht në rrugë tokësore hynë nga Turqia në territorin e Greqisë, njoftoi policia greke.

Ardhja e emigrantëve ilegalë nga Turqia në Greqi nuk është dukuri e pazakontë, por ajo që është interesante në këtë rast, sipas policisë greke, është ajo që grupi nuk është udhëhequr prej kontrabandistëve me njerëz, këtu bëhet fjalë për dhjetëra familje të cilët me vetë iniciativë janë organizuar dhe në këmbë janë nisur në rrugën drejtë BE-së.

Policia greke informon se krahas këtij grupi, gjatë ditës së djeshme janë parandaluar edhe tre tentime të emigrantëve për hyrje ilegale nga Turqia në Greqi.

Në njërin prej rasteve, 10 emigrantë, numri më i madh me origjinë nga Iraku, janë zbuluar në vendkalimin kufitar greko-turk në një kamion të drejtuar nga një shtetas i Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button