Ilaçet për astmë shkaktojnë makthe dhe dëme të shëndetit mendor

Medikamentet për astmë tek fëmijët mund të shkaktojnë makthe dhe probleme tjera mendore, është thënë në një studim të realizuar nga studiuesit e Universitetit në Holandë.

Ilaçi Montelukast apo Singulair, është ndër medikamentet që përshkruhet më së shpeshti për trajtimin e astmës, si dhe njëri nga ilaçet më të shitura të shekullit 21, sipas revistës Forbes, transmeton Klan Kosova.

Dyshimet për efektivitetin e këtij ilaçi si dhe dëmet anësore, kanë shtyrë që Administrata për Ushqim dhe Medikamente të kërkoj një paketim ndryshe në të cilin tregohen saktë rreziqet.

Ekspertët pas analizimit të këtij ilaçi kanë ardhur në përfundim që montelukast shkakton rritje të maktheve dhe dëmtime te shëndetit mendor tek fëmijët, për të cilat ata janë shprehur që mjekët duhet të paralajmërojnë para përshkrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP