Rritje minimale e kredive në gusht, më të përfaqësuar konsumatorët

Gjatë muajit të kaluar kreditë shënojnë rritje minimale mujore. Tek amvisëritë ka rritje prej 0,2 për qind, ndërsa tek sektori koorporativ ka ulje prej 0,2 për qind. Tek amvisëritë më të përfaqësuar ishin kreditë konsumatore dhe banesore, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Kreditë në gusht shënojnë rritje minimale mujore prej 0,2 për qind, me ç’rast rritja kreditore tek amvisëritë e tejkalon kreditimin e ulur të sektorit koorporativ.

Rritja vjetore kreditore që arrin 5,1 për qind në pjesën më të madhe, përkatësisht 89 për qind del nga rritja e kredive të miratuara tek amvisëritë. Në fund të gushtit tek kreditë e përgjithshme të amvisërive është evidentuar rritje mujore prej 0,8 për qind, ndërsa rritje vjetore prej 10 për qind. Me atë rast aktiviteti i shtuar mujor dhe vjetor kreditor ndaj amvisërive në pjesën më të madhe është e kahëzuar në plasmane të denarëve me kontribut drejt rritjes prej 87,8 për qind përkatësisht 90,3 për qind.

Personat fizik më së shumti kanë marrë kredi konsumatore dhe banesore, Rritja mujore tek konsumatoret paraqet 0,6, tek banesoret 1,4 për qind, përderisa rritja vjetore paraqet 12,2 dhe 14,2 për qind. Trend në ulje edhe më tutje ka tek kreditë automobilistike, tek të cilat ulja mujore paraqet 0,4, ndërsa ajo vjetore 9,4 për qind.

Gjatë gushtit tek kreditë e miratuara në kartela kanë vërejtur rritje mujore prej 0,4 për qind, përderisa në nivel vjetor ka ulje prej 0,7 për qind. Tek saldot negative të llogarive rrjedhëse këtë muaj është regjistruar rritje mujore prej 1,3, ndërsa vjetore prej 2,9 për qind, përderisa kreditë e miratuara në baza të tjera shënojnë ulje mujore prej 0,4 për qind me ç’rast rritje vjetore prej 1,7 për qind.

Kreditë e sektorit koordinues, si edhe muajin e kaluar shënojnë ndryshim mujor në ulje prej 0,2 për qind, kryesisht determinuar nga komponenti në denarë. Në bazë vjetore,  ndërkaq, gjendja e kredive të miratuara të ndërmarrjeve është rritur për një për qind me ç’rast rritje të kreditimit në denarë, përkundër rënies vjetore tek kreditimi devizor. Depozitet e amvisërive, në gusht regjistrojnë rritje mujore prej 0,6 për qind, që në pjesën më të madhe është shkaktuar nga rritja e depoziteve në valutë të huaj. Në bazë vjetore, depozitet e amvisërive shënojnë rritje prej 5,7 për qind gjatë rritjes edhe të depoziteve në denarë edhe të atyre devizore me kontribut më të theksuar të depoziteve të pranuara në denarë kanë kontribut drejt rritjes prej 58,1 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP