Katër migrantë të vdekur në brigjet e detit Marmara

Katër persona kanë humbur jetën në një anije peshkimi që u fundos në bregdetin Turk, në detin Marmara, thuhet në njoftimin e rojeve të bregdetit, transmeton REL.

Anija është fundosur në provincën veriperëndimore të Kocaelit, vetëm pak kohë pasi personat në anije kishin kërkuar ndihmë.

Në njoftim thuhet se 38 migrantë janë shpëtuar.

Ende nuk është bërë e ditur origjina dhe destinacioni i migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button