“FIFPro”, 55 kandidatë për formacionin e 2017-s. Dominon Reali

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë zbulon emrat e 55 kandidatëve për të qenë në formacionin ideal të vitit 2017, përcjell Top Channel.

Ajo që bie në sy është se, nga të gjithë këta kandidatë, 23 aktivizohen në kampionatin spanjoll. Padyshim që skuadra dominuese në këtë aspekt është Reali i Madridit, fituesja e Champions League në dy edicionet e fundit.

“Los Blancos” përfaqësohen me 12 futbollistë në këtë listë kandidatësh, e përveç Ronaldos janë edhe emrat e Marcelo, Bale, Benzema apo Isco. Barcelona ka 8 futbollistë të saj në garën për formacionin ideal, ku përveç Messit përmenden edhe Iniesta, Luis Suarez, Pique apo Jordi Alba.

Nga Atletico Madrid, 3 janë futbollistët e përzgjedhur për të qenë në formacionin e vitit të “FIFPro”: Oblak, Godin dhe Griezmann. Mes 55 kandidaturave të “FIFPro” janë edhe De Gea, Buffon, Hazard, Dybala, Neymar, Lewandowski apo Harry Kane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP