Së paku 150 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Së paku 150 njerëz e humbën jetën në tërmetin e djeshëm që e goditi Meksikën, me intensitet prej 7,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit, kumtoi agjencia nacionale për mbrojtje civile.

“Më i madh është numri i viktimave në shtetin Morelos në jug të kryeqytetit ku jetën e kanë humbur 55 njerëz”, deklaroi Luis Felipe Puente, drejtor i Agjencisë.

Në kryeqytetin Meksiko Siti jetën e kanë humbur së paku 50 njerëz. Tridhjetë e dy persona jetën e kanë humbur në shtetin Puelba, përderisa tre persona jetën e kanë humbur në shtetin Gerero.

Sipas televizionit Milenio shifra e të vdekurve është mbi 200.

Dhjetëra ndërtesa janë[ rrënuar në një rajon me popullsi të dendur në kryeqytetin meksikan dhe ekipe shpëtimtare janë në gjurmim të të mbijetuarve. Miliona amvisëri janë pa rrymë nga tërmeti që e goditi Meksikën në orën 13:14 sipas kohës lokale.

Prefekti i Meksiko Sitit, Migel Anhel Mansera deklaroi se 44 ndërtesa janë rrëzuar apo dëmtuar derisa disa janë prëfshirë nga zjarret. Epiqendra e tërmetit ishte në kufirin mes shteteve Puelba dhe Morelos në thellësi prej 51 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button