QYTETI ËSHTË MË SHUMË SE SA EMËR NË HARTË

Qyteti është si ajsbergu: ai e ka pjesën e dukshme dhe të padukshme.

Qyteti është realitet, por edhe kujtesë, ëndërr e vizion.

Dhe ndodh që përmasën e padukshme ja shohin të sapoardhurit e joshur pas detajeve, që i ikin shikimit të atij që jeton aty. Ky sy mund të sheh bukuri apo trishtim, kotësi apo shpresë.

Qyteti është më shumë se sa emër në hartë. Ai është edhe fiksion, është edhe rrëfim, kujtesë, histori dashurie, libër, metaforë, ndjeshmëri, ligjërim, gjuhë e gjallë apo e harruar, është libër, muzikë, pikturë, skulpturë.

Qyteti mund të jetë piano me tastiera të panumërta apo një instrumentist i paemër që trazon përjetësinë prej telave të një instrumenti.

Ai mund të jetë një këngë e lënë përgjysmë ose një këngë e pa kënduar.

Mund të jetë një dorëshkrim i moçëm ose dorëshkrim i pagjetur.

Mund të jetë ngrehinë, që në themele fsheh një botë të harruar për ekzistencën e së cilës vetëm spekulohet.

Mund të jetë labirint i komplikuar, kozmos ose kaos, dritë ose terr, kujtim i bukur ose i trishtë, simbol bukurie ose tmerri.

Qyteti mund të jetë arti i krijuar nga vendësit dhe ardhacakët, nga artistët e aventurierët.

Qytetin duhet kërkuar edhe në një fletë romani, në një poezi, në një partiturë, në një pëlhurë, në një skulpturë.

Madhështia e një qyteti mund të jetë te foshnjoret ose te varrezat, te zhurma ose te heshtja, te vetmia në turmë ose te turma që e ka humbur vetminë.

Qyteti mund të jetë stinë e veçantë për bukurinë e saj.

Mund të jetë ndonjë monument, ndonjë altar, ndonjë muze apo statujë, ndonjë teatër, ndonjë bibliotekë, ndonjë emër i përjetësuar, ndonjë kopsht, ndonjë cirk.

Qyteti mund të jetë ndonjë rrugë, ku ka ecur ndonjë kokëkrisur, që botës i ka zbuluar ndonjë përmasë tjetër ekzistenciale.

Qyteti mund të jetë ndonjë bohem i përçmuar nga koha e tij, të cilit kohërat e më pastajme ja kanë falur kurorën e lavdisë së përjetshme, që ai për së gjalli nuk ja ka parë reflektimin.

Qyteti mund të jetë shitësi i rrugës, taksisti, kafeneja e bohemëve, rrugica e ëndërrimtarëve apo e dashnorëve të azdisur, ndonjë lagje serenadash apo vend karnavalesh.

Qyteti mund të jetë një diktator i çmendur, që djeg për t’u frymëzuar.

Qyteti mund të jetë ligji i egër, liria e munguar, shfrenimi, rrënimi, uria apo sëmundja.

Qyteti asnjëherë nuk është vetëm ai që duket.

Qyteti është edhe pjesa tjetër e ajsbergut.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. salajdini me keto shkrimet e fundit ne temen e qytetit eshte brilijant. fjala nuk eshte e tepert, por adekuate!
    e para, turp per honorarin, duhet ti jepet bonus perafersisht meritor, me ato te udhetoje p.sh europen se ka merituar te largohet nga qyteti qe e ka sterlodhur pasi ai menderisht dhe shpirterisht gjynah qe jeton ne ate avganistan te viteve te fundit. cdo lexues i vemendshem e veren kete!!
    portalb nuk mund te kete para sa ka nderin ta kete salajdin kolumnist, ama ne bote extra rezultati pagohet extra, eshte parim dhe eshte kulture! dhe nje udhetim shlodhesh duhet t’ia mundesoje.
    e dyta qe ne fakt duhej te jete e para se kjo me udhetimin m’u shkrep momentalisht.
    pra, kolumnat mekat te mbeten ne portal
    PATJETER
    te boton si liber!
    para zgjedhjeve te shkurtohen dhe afishohen si postere, si flaere mbi tavolina kafeterish, ne kutite postalle, neper qytet por edhe qytetet tjera, masovikisht. sa mesova per fenomenin e qytetit ne pergjithesi nga tekstet tua salo, ashtu siç kam mesuar per poezine, fill pas preverit dhe migjenit, ashtu siç mesova magjine e aktrimit pas bajrushit, pikturen shqiptare pas nehati b.
    ti ktheme temes
    nese edhe pas kesaj qytetaret votojne prefektin e njejte ose ndonje qe prej tash jep shenja se do jete i ngjajshem, ose nese insistojne ne kombesine e prefektit se te deritanishmit shqiptare e lulzuan tetoven e dikurshme, atehere gjithe ne tetovaret jemi per te arben taravari ne trajtim. nje rradhe kilometrike te semuresh nga tetova deri ne gostivarin e neurologut europian.
    salo, mos u skuq nga modestia siç e ke zakon.
    asnje fjale ketu nuk eshte e tepert.
    naten e mire dhe kur ta lexosh kete, kalle ni, e ke meritu, siç them ne kesi rastesh…

    kam ende, ama u sterzgjata, me falni

  2. bera ca gabime tekniko-gjuhesore, i rregulloj dhe ridergoj
    ju zaten tani jemi ne gjume dhe nuk mundem hem te fleni hem te postoni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button