Rriten koeficientet e ndërlikueshmërisë së punës në kopshte, rrogat më të mëdha për 2 për qind

Qeveria në seancën e sotme e ka miratuar Informacionin për rritje të koeficienteve të ndërlikueshmërisë së punëve në kopshtet e fëmijëve, me çka rroga e shtatorit, e cila paguhet në tetor do të rritet në mënyrë lineare për 2 për qind.

“Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rritje të koeficienteve të ndërlikueshmërisë së punëve në institucionet publike për fëmijë – kopshte të fëmijëve. Me këtë vendim, duke filluar nga shtatori i vitit 2017, rroga e cila do të  paguhet në tetor të vitit 2017, do të rritet në mënyrë lineare për 2 për qind. Mjetet për këtë qëllim janë siguruar në Buxhetin për vitin 2017, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button