U miratua ligji për shfuqizimin e taksës radiodifuzive, ja kur hyn në fuqi

Kuvendi i Maqedonisë sot e ka miratuar ligji me të cilin shfuqizohet pagimi i taksës radidifuzive, njofton Portalb.mk.

Ndryshimet ligjore për shërbime mediatike  audio dhe audiovizuale sot janë miratuar me procedurë të shkurtuar. Ligji hyn në fuqi prej më 1 tetor.

Me ligjin parashihen të ardhura, të ardhurat që i ka fituar RTVM nëpërmjet mbledhjes së pagesës nga qytetarët, prej tani t’i marrë nga Buxheti i shtetit edhe atë me vlerë prej 0.5% nga vlera e Buxhetit në nivel vjetor. Për atë qëllim është e nevojshme që të ndahen 855 milionë denarë në nivel vjetor nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Përskaj Buxhetit, RTVM do të financohet edhe nga mjete tjera, gjegjësisht nga të ardhurat e operatorëve kablovik edhe nga të ardhurat e realizuara në programin e prodhuar në RTVM.

Deputeti Tomisllav Tuntev, i cili është njëri nga propozuesit e ligjit, theksoi se është me rëndësi që me kësi vendimi ligjor të lirohen qytetarët nga pagesa, ndërkaq nga ana tjetër do të rritet edhe efikasiteti i RTVM-së.

Kjo taksë u miratua në vitin 2005 nga ana e Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP