Ish shefi i kabineti të Mijallkovit, Toni Jakimovski shkarkohet nga SELEK

Ish shef i kabinetit Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski është shkarkuar nga funksioni drejtor i Rjetit për antikrim ndërkombëtar SELEK. Jakimovski u shkarkua nga Këshilli në SELEK, përmes votimit të fshehtë. Pro shkarkimit të tij votuan 11anëtarë dhe asnjë kundër. Toni Jakimovski është i akuzuar në rastet Target dhe Fortesa të PSP-së, ku duhet të jepet përgjigjja se kush ka përgjuar në mënyrë ilegale në Republikën e Maqedonisë.

Toni Jakimovski ka mbetur pa pasaportë prej kur gjykata ka vendosur që ti merret dokumenti i udhëtimit për shkak të mundësisë së arratisjes nga shteti.

Përveç Jakimovskit në rastet Fortesa dhe Target janë të akuzuar edhe Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski, të cilët tanimë 2 muaj janë në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button