Uragani Maria arriti kategorinë e pestë dhe është jashtëzakonisht i rrezikshëm

Uragani Maria gjatë natës u bë jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe arriti fuqinë e kategorisë së pestë, paralajmëroi Qendra Nacionale amerikane për Uragane.

Shpejtësia e erërave paraqet 260 kilometra në orë.

Gjatë natës uragani kaloi përmes ishullit Dominika të Karaibeve dhe kërcënon drejtpërdrejtë ta godasë Portorikon.

Tani për tani nuk ka informata se çka po ndodh në ishullin Dominika, ku jetojnë rreth 72.000 banorë, por kryeministri Ruzvelt Skerit shkroi në rrjetin social Fejsbuk: “Ju lutemi i thoni botës se Dominika është shkatërruar”. Ai theksoi edhe se pret numër të madh të viktimave.

Në Portoriko tashmë janë përgatitur 450 strehimore, për së paku 68.000 persona. Shkollat janë mbyllur, ndërsa të punësuarit në institucionet shtetërore punojnë me orar të shkurtuar.

Maria po lëviz drejt Ishujve të Virgjër dhe Republikës Domenikane, që pritet të goditen nesër apo të entjen.

Uragani Maria po lëvizë përgjatë rrugës së njëjtë ku në fillim të muajit tashmë kaloi uragani Irma dhe e shkatërroi rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button