Tetë të lënduar dhe dëm i madh material në tre aksidente rrugore në rajonin e Tetovës

Tetë persona të lënduar nga të cilët dy më rëndë dhe dëm i përgjithshëm prej rreth njëqind mijë denarësh, janë pasojat nga tre aksidentet rrugore të shkaktuara nga shpejtësia e papërshtatshme që kanë ndodhur dje në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Aksidenti me më shumë të lënduar, pesë persona ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta në rrugën lokale që i lidh fshatrat e Tetovës Kamenjane dhe Sedlarecë e Epërme në afërsi të autostradës Tetovë-Gostivar, pas ka ndodhur dalje nga korsia e automjetit të udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës i drejtuar nga I.I. (27) nga Sedllareca e Epërme.

Dy persona të lënduar ka në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 11:40 në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në Palçishte të Poshtme. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy automjete të udhëtarëve me targa të Tetovës “Sead kordoba” i drejtuar nga N.K. (24) nga Tetova dhe “Golf” me targa të Kumanovës që e ka drejtuar tetovari 53 vjeçari F.I. (53).

Në aksidentin e fundit të djeshëm që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “142” në Tetovë, lëndime të lehta trupore ka marrë Z.R. (49) nga Tetova derisa po lëvizte në këmbë është goditur nga automjeti i udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga tetovari I.S. (41).

Sipas të dhënave të para nga ekspertizat e kryera në vendet e ngjarjeve nga tre aksidentet e trafikut arsyeja për të gjitha këto incidentet është shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, theksoi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button