15 qytetarë nga Kosova helmohen në Durrës

Të paktën 15 persona, qytetarë nga Kosova, janë helmuar këtë të dielë në një restorant tek Shkëmbi i Kavajës në plazhin e Durrësit.
Shqiptarët në fjalë kishin ardhur në vend për të kaluar një fundjavë pranë plazhit, por pas konsumit të drekës, kanë shfaqur shenja helmimi, e kësisoj janë nisur drejt urgjencës në Tiranë, transmeton Gazeya Express.

Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar duke bllokuar restorantin në fjalë.

Hetimet tashmë kanë nisur dhe pritet zbardhja e shkakut që helmoi 15 shtetasit kosovarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button