Ndeshja Maqedoni – Lihtenshtajn do të zhvillohet në Strumicë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë edhe një përballje në stadiumin “Mladost” në Strumicë , kundër Lihtenshatjnit , i cili do të jetë i fundit në eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”.Përballja mes Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit do të zhvillohet më 9 tetor në orën 20.45

Në këtë terren Maqedonia priti  kombëtaren e Shqipërisë, përballje kjo që ishte e para për Maqedoninë jashtë Shkupit,dhe stadiumi “Mllados” u tregua një organizator i mirë. Kështu që Federata e Maqedonisë vendosi që ndeshjen e radhës sërisht ta zhvillojë në Strumicë.

Më 6 tetor (e premte) përfaqësuesja e Maqedonisë do të jetë mysafire e Italisë në stadiumin “Stadio Olimpiko” në Torino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button