Valë e ngrohtë nga faza e verdhë për fundjavë

Gjatë fundjavës Maqedonia do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë (alerte). Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët për kujdes të posaçëm për shëndetin e tyre, posaçërisht për shkak të lëvizjeve të temperaturës në periudhën e fundit.

Nga Ministria e Shëndetësisë posaçërisht rekomandojnë se duhet të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, si dhe respektim i masave të përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit.

Nesër temperatura do të lëviz prej 28 deri 35 gradë, ndërsa të dielën prej 30 deri 37 gradë. Të hënën temperatura do të arrijë deri 36, të martën 34. Nga e enjtja do të ketë ulje të temperaturave dhe ajo maksimale do të arrij deri 29, ndërsa të premten deri 25 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button