Takim i ministrit Dimitrov me drejtorin e përgjithshëm për bashkëpunim evropian në MPJ-në holandeze

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov për vizitë pune e priti Matijas van der Plas, drejtor i përgjithshëm për bashkëpunim evropian në MPJ-në e Mbretërisë së Holandës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Dimitrov e prezantoi agjendën reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e orientuar drejt kthimit të perspektivës evropiane dhe euro-atlantike të vendit dhe qytetarët e saj.

“Në këtë kuptim, shprehu falënderim për ndihmën e rëndësishme të veçantë holandeze në zbatimin e proceseve reformuese, të domosdoshme për integrim në BE dhe NATO. Dimitrov shprehu edhe kënaqësi nga dialogu i vazhdueshëm dhe konstruktiv politik midis dy ministrive të punëve të jashtme, me pritje se trendi i këtillë do të vazhdojë, paralelisht me pasurim plotësues të bashkëpunim në sferat e tjera nga interesi i ndërsjellë”, informon MPJ-ja.

Mysafiri i lartë holandez, njofton Ministria në kumtesë, i përshëndeti aktivitetet e deritanishme reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke i vlerësuar si të fuqishme dhe inkurajuese dhe duke konfirmuar se mbështetja holandeze në këtë plan do të vazhdojë në mënyrë të përforcuar të manifestohet në të ardhmen.

“Holanda ishte dhe do të jetë mik i madh i Maqedonisë”, ka theksuar drejtori i përgjithshëm Van der Plas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button