Eurostat: Rritet numri i të punësuarve në nivel të BE-së

Numri i personave të punësuar është rritur për 0,4 për qind në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me tremujorin paraprak, publikoi sot Zyra Evropiane për Statistkë (Eurostat).

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, në tremujorin e parë të vitit 2017, punësimet janë rritur për 0,5 për qind dhe në BE edhe në Eurozonë, me ç’rast këto numra janë adaptuar sipas sezoneve.

Në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2016, punësimet janë rritur për 1,6 për qind në Eurozonë dhe për 1,5 për qind në Union në tremujorin e dytë të vitit 2017. Me këtë rast, Eurostat vlerëson se në tremujorin e dytë të vitit 2017, 235,4 milionë burra dhe gra janë punësuar në Bashkimin Evropian, prej të cilëve 155,6 milionë kanë qenë në Eurozonë.

Mes vendeve-anëtare të BE-së për të cilët janë të qasshme të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2017, Malta ka rritje të punësimit për saktë një për qind. Pastaj vijojnë Spanja me 0,9 për qind Greqia dhe Polonia me 0,8 për qind dhe ato janë vendet që kanë shënuar shkallë më lartë të rritjes së punësimit në krahasim me tremujorin paraprak.

Përkundër kësaj, zvogëlim i punësimit është vërejtur në Kroaci prej minus 0,8 për qind, vijojnë Letonia (0,7), Rumania (0,6) dhe Estonia (0,5)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP