Tilerson dëshiron pajtim midis Moskës dhe Uashingtonit

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson vlerëson se nuk duhet të thellohet hendeku diplomatik midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ai shfaqi shpresë se dy vendet do të fillojnë të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve.

“Mendoj se sekretari Tilerson konsideron se eskalimi i mëtutjeshëm nuk është i nevojshëm në këtë moment dhe se shpresojmë në përparimin e ardhmërisë”, theksoi zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit.

Ajo shtoi se ambasadori dhe përfaqësuesi special i SHBA-së në bisedimet me përfaqësuesit rusë për Korenë Veriore, Xhozef Jun, ka qenë në Moskë me qëllim për të biseduar për mënyrat t’u penguar programi bërthamor dhe raketor i Phenianit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button