Tre të lënduar rëndë në aksidentin në Negotinë

Tre persona janë lënduar rëndë, ndërsa një më lehtë, në aksidentin i cili ka ndodhur në Negotinë rreth orës dy pas mesnate. Siç informoi zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale P 103 Kavadar – Negotinë, në hyrje të Negotinës, në stacionin për kontroll teknik “Antigona”.

“Automjeti i pasagjerëve “opel astra” me targa të Velesit, i drejtuar nga personi 35-vjeçar N.A. nga fshati Stojakovë, ka dalë në anën e majtë dhe e ka goditur rrethojën mbrojtëse dhe objektin e Agroservis”, kumtoi Dodevski.

Drejtuesi i automjetit është lënduar lehtë dhe është ndaluar për mjekim në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit, ndërsa tre bashkëudhëtarët e tjerë, gjithashtu të rinj, janë lënduar rëndë dhe janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP