Maqedonia dhe BeH-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të nënshkruhet marrëveshje midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës për njohjen dhe ndërrimin e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa në emër të Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministri i Komunikimeve dhe Transportit, Ismir Jusko.

Në nënshkrim do të jetë i pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i cili paraprakisht do të realizojë takim bilateral me ministrin e Komunikimeve dhe Transportit të BeH-së, Ismir Jusko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button