Mianmari “duhet t’i kthejë” myslimanët

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i bëri thirrje Mianmarit që t’i marrë qindra-mijëra myslimanët Rohingya që kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine, transmeton REL. 

Gjatë vizitës në një kamp të refugjatëve, ajo tha se Mianmari duhet ta shohë situatën me humanizëm, sepse “njerëz të pafajshëm janë duke vuajtur”.

Rreth 370,000 myslimanë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh, prejse ka shpërthyer dhuna në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sërish dhunën.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me krizën e vazhdueshme në Mianmar, ku së paku 300,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, pas sulmeve ndaj postblloqeve të sigurisë më 25 gusht”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP