Zaev: Kushtet në burgje katastrofike, një nga zgjidhjet është ligji për amnisti

“Më vjen turp që jam kryeministër i një vendi ku burgjet janë jashtë të gjitha standardeve të humanizmit dhe aspektit social të jetës së personave, që janë të dënuar dhe vuajnë dënim në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese Idrizovë”, porositi sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në burg me ftesë të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut të Maqedonisë.

“Pres që të hapet debati, para se gjithash i institucioneve që janë kompetent dhe shumë shpesh të ftuar nga Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit, si dhe nga shumë organizata civile dhe aktivistë. Shumë shpesh bashkëqytetarët tanë, të cilët vuajnë dënim me burg dinë të dërgojnë apel dhe mesazh përmes mediave sociale duke dërguar fotografi nga kushtet e tyre dhe pikërisht për këtë shkak sot jemi këtu”, sqaroi Zaev.

Nëse sipas standardit duhet të ketë 850 të burgosur këtu, theksoi kryeministri Zaev, në Idrizovë janë 1.850 të burgosur.

“Kjo në vetvete tregon çfarë pasoja tërheq. Kjo për njerëzit me shëndet të dobët është problem shtesë, ndërsa flasim për shëndet të njerëzve. Ushqimi me siguri është problem shtesë me vetë numrin, e cila gjithashtu është e keqe. Njerëzit tregojnë se që të keni pak a shumë minimum vakt të domosdoshëm dhe ushqim cilësor, duhet t’u sjellin nga shtëpia përmes pakove, ndërsa një pjesë gatuajnë vetë në ato hapësira”, theksoi Zaev.

Një nga zgjidhjet, sipas Zaevit, është ligji për amnisti, temë e cila, siç tha, është tashmë e hapur, tashmë disa organizata joqeveritare kanë hapur debate, ndërsa Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë kanë opinionet e tyre.

Zaevi shprehu bindje se Qeveria dhe Parlamenti janë të gatshëm për zgjidhje të shpejtë të kushteve të këqija dhe johumane në burgjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button