Irma e goditi bregun perëndimor të Floridës

Uragani Irma, megjithqë me intensitet të dobësuar në kategorinë 2, ka sulmuar përgjatë bredgetit perëndimor të Gjirit të Meksikës në Floridë, me të reshura të mëdha dhe me shpejtësi të erërave prej 210 kilometrash në orë, transmeton REL. 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur se së shpejti do ta vizotj Floridën, për t’i parë dëmet e shkaktuara nga uragani Irma, i cili në mënyrë shkatërruese ka kaluar nëpër Karaibe, kur e kishte kategorinë 4 dhe 5. Mbrëmë vonë, kategoria u zvogëlua në nivelin 2.

Gjatë ditës së djeshme, ky uragan e ka goditur vendin Florida Keys, që është një arkipelag i popullarizuar për turistët në pjesën jugore të shtetit Florida.

Kompanitë e shërbimeve thonë se më se 3 milionë njerëz në këtë shtet janë pa rrymë elektrike.

Nga Irma janë vrarë 24 vetë në gjithë Karaibet, para se të arrinte në Floridë, ku nuk është raportuar për fatalitete nga kjo stuhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button