Gjuriq: Kjo është qeveria e parë e Kosovës e varur nga votat e serbëve

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot në mëngjes se qeveria e re e Kosovës është e para që do të varet nga votat e serbëve dhe se nuk do të mundet të mbijetojë nëse serbët, në kuptimin politik, keqtrajtohen.

Gjuriq ka kujtuar se serbët do të kenë 10 deputetë dhe tre ministra, një më shumë se më parë, duke vlerësuar për televizionin serb “Pink” se serbët në Kosovë asnjëherë nuk kanë pasur kaq fuqi politike.

Sipas fjalëve të tij, ky është rezultat i faktit se janë bashkuar dhe funksionojnë në koordinim “me shtetin e tyre”, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo është e rëndësishme për të përmirësuar gjendjen e popullit serb, duke vlerësuar se marrja e ministrisë së Bujqësisë është shumë e rëndësishme për serbët në Kosovë sepse “atje 85 për qind e njerëzve jetojnë në fshatra dhe merren kryesisht me bujqësi”.

“Serbia e ka mbështetur Listën Serbe, sepse konsideron se serbët në Kosovë i dinë më së miri interesat e veta”, ka përsëritur Gjuriq, duke shtuar se “popullin serb e presin beteja tjera për përmirësim të gjendjes në krahinë” dhe se për këtë “gjithmonë do ta kenë përkrahjen e shtetit”.

“Nuk do t’i lëmë ata si pseudo-opozitë”, ka theksuar ai.

Ka thënë po ashtu se qëndrimi i Serbisë ndaj kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka ndryshuar dhe se Serbia do të vazhdojë të kërkojë ekstradimin e tij.

Edhe përkundër fjalimit të Haradinajt në gjuhën serbe në parlamentin e Kosovës, Gjuriq ka thënë se nuk i beson sinqeritetit të tij, ndërsa ka shtuar se “e di sa e vështirë është për popullin tonë që do t’i duhet të përballet me Haradinajn”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button