LD: VMRO-ja i përdor migrantët si mjet për të frikësuar popullatën

Lidhja Demokratike (LD), vlerëson se kampanja parazgjedhore e VMRO-së me migrantët, të cilët nuk janë dhe nuk do të jenë në Maqedoni, paraqit sërish një tentim që të luaj me emocionet e qytetarëve dhe të krijoj ndjenin e rrezikut dhe prishjes së shtetit, thotë Pavle Trajanov nga LD.

“Kampanja e këtillë sërish do të na izolojë dhe konfrontojë me botën demokratike, organizatat joqeveritare, mediat e rajonit dhe më gjerë, kurse pasojat do të ndjejnë qytetarët. Në vend se të mbjellët frikë nga migrantët të cilët nuk janë, në Kmapin në Gjevgjeli ka vetëm 13, dhe të cilët janë vetëm transit nëpërmjet Maqedonisë, duhet publikisht të flitet për të rinjtë tanë të cilët po shndërrohet në migrantë të shumë vendeve evropiane dhe të bëhet çmos që të rinjtë të mos lëshojnë vendin dhe ata që janë larguar të kthehen”, thotë Trajanov.

Lajmet e rreme për migrantët si dhe ndalja e rritjes së pensionove, siç thotë ai, janë gënjeshtra me këmbë të shkurtra dhe jemi të sigurt që qytetarët do të dinë të dallojnë manipulimin nga e vërteta.

“Përgjegjësi për informim objektiv të qytetarëve kemi të gjithë, por edhe përgjegjësia e mediave nuk është më e vogël”, thotë Trajanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP