Dimitrov-Han: BE mbështet hapat evropiane dhe fqinjësisë së mirë të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Talin në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE porositi se Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Në takim, shefi i diplomacisë së Maqedonisë nënvizoi se Republika e Maqedonisë dhe vendet e rajonit i ndajnë sfidat e njëjta të përbashkëta me BE-në lidhur me radikalizimin, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

“Integrimi i rajonit tonë në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e Evropës. Ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe terrorizmi nuk njohin kufij. Prandaj, përgjigja jonë e përbashkët duhet të jetë e koordinuar tërësisht”, theksoi Dimitrov. Kjo, siç kumtoi MPJ, është përshëndetur prej pjesëmarrësve të tjerë në takim.

Diskutimet në takim janë fokusuar në parandalimin dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe të sfidave të përbashkëta të sigurisë për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.

Ministri Dimitrov merr pjesë në takimin në Talin me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federika Mogerini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Në margjinat e takimit ministri Dimitrov ka realizuar takim bilateral me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, në të cilin e ka njoftuar për arritjet e deritanishme në 100 ditët e para të Qeverisë. Eurokomisari, siç informon MJP, e ka përshëndetur progresin dhe i ka dhënë mbështetje procesit, si dhe hapave evropiane dhe fqinjësisë së mirë të politikës së re të jashtme.

Ministri Dimitrov me ftesë të zëvendësministrit të Estonisë kompetent për çështje evropiane, Mati Masikas ka marrë pjesë edhe në drekën e punës me vendet-kandidate, në të cilën është diskutuar për politikën e BE-së për zgjerim dhe statusin e reformave në vendet kandidate. Në frymën e karakterit joformal të takimit, Dimitrov ka realizuar bisedime edhe me kolegët nga Bullgaria, Greqia, Holanda, Britania e Madhe dhe Sllovenia.

Dimitrov e ka riafirmuar angazhimin e Maqedonisë për arritjen e progresit esencial në implementimin e reformave, me qëllim të hapjes së rrugës drejt hapjes së negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button