Kina ka krijuar teknologjinë që komandon retë dhe provokon reshje shiu

Qeveria kineze ka arritur të krijojë një teknologji e cila provokon reshje në një sipërfaqe sa dy herë ajo e Francës.Në shumicën e rajoneve të Kinës Qendrore dhe Perëndimore, thatësira, veçanërisht në dekadat e fundit, është një problem serioz. Fushat ku rritet orizi dhe gruri dhe mungesat e ujit mund të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike.

Kjo është arsyeja pse qeveria ka nisur një program që synon të kushtëzojë reshjet. Teknika e përdorur quhet “inseminimi i reve”, e cila realizohet nëpërmjet lëshimit të raketave dhe ngritjes së aeroplanëve që të “sprucojnë” akull të thatë dhe një lloj të veçantë ionidi të cilët katalizojnë një proces i cili provokon reshje. Pekini po shpenzon rreth 168 milionë dollarë për zbatimin e këtij plani. Administrata e Meteorologjisë Kineze ka pohuar se si rezultat i kësaj pritet që të shtohen reshjet në një territor prej 960.000 kilometër katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button